Këngët që të dyja palët do të publikonin për nënat e tyre u bënë ‘mollë sherri’ për raportin e këngëtareve Motra Mustafa dhe Shyhrete Behlulit.
Janë të parat Motrat Mustafa që kanë vendosur të flasin për raportin që tani ka metur në mes tyre.
“Në momentin që u ndajta prej Ilirit u takova me Shyhreten me kolegen që unë gjithmonë i kam nda çdo gjë që kemi pasë edhe me krejt koleget tjera jemi mundu me kanë të sinqerta edhe u ula i tregova Shyhretes i thash e porositëm një kangë me Ilir Beranin thash Shyhret kam pasë qejf një kangë nanës me ja ba se nana jonë ka sakrifiku shumë,”, ka thënë Sahide Mustafa në emisionin “Mirage”, e cila ka shtuar se qysh më herët Shyhretja e ka pasur një këngë të mirë për nënën.
Safetja ka thënë se Shyhretes i ka treguar që këngën do ta xhirojnë pas Vitit të Ri.
Na filluam veç me punu kangën kur e pashë në të njëjtën kohë që na kishim me lansu thuajse kangën e pashë që Shyhretja kishte ba të njëjtën kangë, të njëjtën temë, nanën e kish qit në klip…nuk është fjala të kanga por te ai zhgënjimi njerëzor që e marrish sepse unë nuk kisha pritë që d.m.th një kolege kur ty të tregon që e ka këtë projekt me bo edhe bohet prej tjetrës kolege nuk është ai respekti ai respekti kolegial se nuk është në pyetetje kanga, kangët kanë të drejt gjithsecilët me i këndu edhe Shyhretja ka drejtë me i këndu nanës së vet edhe ka bo shumë mirë që e ka qit ne kip nanën e vet po mua pak më ka brengos ai projekti jonë ato ditë që pat me u bo tash me dal një temë e njëjtë me një personazh të njëjtë.. po sigurisht Shyhretes i pëlqej ideja që nana jonë ka me qenë në klip edhe ka mëndu ka thanë po me pëlqen si ide.”, ka thënë ajo duke mos e mohuar faktin se është zhgënjyer nga shoqja dhe kolegia e saj megjithatë ka mohuar lajmet se ato i kanë prishur raportet.
“As jemi përça as jemi përla unë vazhdoj me i respektu, nashta jam kanë iniciatorja e parë që kam pas qejf shkurten edhe Shyhreten me i pa bashkë, jam dal edhe i kam fol të dyjave për mu ba mirë se s’kam qejf për me i pa njerëzit e idhnum, problemet e mëdha jemi mundu me i zvogëlu gjithmonë.”, ka thënë ajo.
Megjithatë Sahidja ka treguar se para se të publikohej kënga e Shyhretes ato ishin marrë vesh që projekti i Behlulit të dalë në fund të muajit maj, madje siç ka treguar Sahidja edhe produksioni ishte pajtuar për këtë gjë, ndërkaq Motrat Mustafa planifikonin që këngën ta lansonin në fund të muajit mars