Motrat Zyba nga Kosova të ashpra ndaj konkurrentes së “Për’puthen”: “E poshtër”

11:15 | 28 Prill 2022

“E poshtër”, motrat Zyba nga Kosova të ashpra ndaj konkurrentes së “Për’puthen”.

Gjatë puntatës së kaluar në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, ndodhi gjithçka.

Debate të ashpra u zhvilluan mbrëmjen e kaluar mes vajzave, shkruan lajmi.net.

Alesja tashmë kthyer në “armike” kryesore e motrave Zyba nga Suhareka.

E si fillim ajo nisi debatin me Rrushen, derisa sa më vonë u bashkangjit edhe Laureta.

Debati eskaloi, derisa të dyja palët filluan t’i përdorin “të zezat” e së kaluarës drejt njëra-tjetrës.

Alesja debatoi edhe me Rrushen dhe kryefjala mbetet marrëdhënia tashmë e mbyllur midis Astritit dhe Alesjas.

Rrushja e akuzoi Alesjan se pëlqen zgjedhjet që ajo ka bërë në program.

Këto akuza bazohen në pëlqimin që Alesja ka pasur për Astritin gjatë periudhës që vazhdonte njohjen me Rrushen.

Komento: