Newcastle është në kërkim të një trajneri të suksesshëm dhe premtues për klubin.
Miliarderi Sheik Khaled thuhet se ka identifikuar Jose Mourinhon dhe Arsene Wengerin si pretendentë të mundshëm për punën si trajner te Newcastle.
Kuptohet që menaxheri aktual Rafael Benitez përballet me shkarkimin nëse ekipit shitet, sipas The Mirror, pasi pronari aktual Mike Ashley ka shtyrë negociatat e kontratës me spanjollin mbi një marrëveshje të re.
Ashley në vend të kësaj ka marrë prioritet diskutimet e shitjes së klubit me grupin e bazuar në Abu Dhabi pasi që kontrata e Benitezit do të përfundojë më 30 qershor, transmeton lajmi.
Megjithatë, pronarët e rinj të Neëcastle dëshirojnë një menaxher më me eksperiencë dhe me më shumë trofe të fituar.
Jose Mourinho dhe Arsene Ëenger, të dy të papunë shihet si kandidatët potencial për ta marrë drejtimin e klubit të njohur anglez.
Ditët në vijim do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e vetë klubit të Newcastle.