Mourinho arrin marrëveshje me gjigantin e madh, kjo është skuadra e re e portugezit

21:00 | 26 Prill 2019

Interin dhe Jose Mourinho duket se fati i do sërish bashkë.

Në Spanjë prestigjiozja “Don Balon” bën me dije se trajneri ka arritur një akord me skuadrën italiane dhe do të marrë drejtimin e skuadrës në fundin e këtij sezoni,përcjell ORAinfo.

Te Murinho, Interi ka besuar ringritjen e ekipit dhe do t’i lënë atij në dorë rikthimin e trofeve në Milano.

I njëjti burim raporton se portugezi ka hartuar dhe listën e tij për merkaton e verës. Ai kërkon të largohet Miranda dhe të vijë Godin në vendin e tij.
Gjithashtu në qendër të mbrojtjes kërkon dhe Varan, i cili kushton 80 milionë euro, por që ka dhe një konkurencë të madhe për të.

Modriç dhe Coutino janë dy lojtarët e tjerë, që Jose dëshiron t’i sjellë në Milano. Ndërkaq ai kërkon largimin e Perisiç, për të sjellë disa para për arkat e kubit.

Mbetet të shihet nëse ky lajm i “Don Balon” është i vërtetë apo janë aludimet e merkatos.

Komento: