Mourinho e do me çdo kusht këtë lojtar

19:28 | 06 Qershor 2021

Mourinho e do Carlos Vinicius te Roma.

Trajneri Jose Mourinho thuhet se ka kërkuar transferimin e Carlos Vinicius te Roma, meqenëse ka punuar me sulmuesin te Tottenham.

Braziliani kaloi sezonin e kaluar huazim te Spurs dhe kontribuoi me 10 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Tottenham nuk do aktivizojë klauzolën e blerjes për 45 milionë euro, andaj lojtari do rikthehet te Benfica.

Sipas Globoesporte, Mourinho ka kërkuar të klubi i ri, Roma prurjen e Vinicius gjithashtu.

Do jetë tjetër huazim me opsion blerje, me kontratën që i skadon në qershorin e vitit 2024.

Vinicius nuk është i huaj në Itali, ngase më herët ishte pjesë e akademisë së Napolit, pastaj u shit për 17 milionë euro te Benfica.

Komento: