Mourinho flet për rikthimin në Madrid, kjo deklaratë e tij nuk pritej nga askush

22:48 | 12 Shtator 2019

Mourinho ka bërë një deklaratë befasuese.

Mourinho do të pëlqente që një ditë ta drejtojë sërish Real Madridin.

Që prej shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho vazhdon të mbetet i papunë.

Për “El Chiringuito de Jugones”, Mourinho dha sinjale se do të dëshironte që të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.

Gazetari: A do të pëlqente të ktheheshe, kujtime të mira?

Mourinho: Po, kujtime shumë të mira.

Gazetari: Do të pëlqente në të ardhmen të kthehesh në Madrid?

Mourinho: Si dëshiron të të përgjigjem në këtë pyetje

Gazetari: Në të ardhmen… (me u kthy në Madrid)

Mourinho: Vij shumë shpesh në Madrid, por ju nuk më shihni

Gazetari: E shikon Madridin

Mourinho: Nuk e shikoj shumë, nuk e shikoj shumë

Gazetari: Do të të pëlqente të kthehesh

Mourinho: Tani jam duke punuar me Sky Sport dhe jam i koncentruar

Gazetari: Kur do të shohim sërish të stërvitesh një ekip

Mourinho: Kur të arrijë diçka që më pëlqen

Gazetari: Real Madridi shembull!?

Mourinho: Madridi ka trajner

Gazetari më pas e pyeti sërish “në të ardhmen”, por Mourinho vazhdoi rrugës së tij.

Gjatë ditës, Mourinho ia bëri me sy Realit, duke thënë për Marca: “Real Madridi ka qenë eksperienca më e mirë për mu sepse kam mësuar shumë si trajner, si njeri, për shkak të leksioneve që kam marr në karrierë dhe në jetë. Kam kujtimet më të mira në karrierë, ka qenë kohë fantastike”.

Gjatë tri sezoneve në Madrid, nga viti 2010 deri më 2013, Mourinho fitoi tre trofe, Ligën, Superkupën dhe Kupën e Mbretit.

Komento: