Mourinho flet për të ardhmen e tij, tregon cila do të jetë skuadra e re

21:42 | 08 Maj 2019

Duket se e ardhmja e Mourinhos ende nuk është shumë e qartë.

Jose Mourinho e ka lënë derën të hapur për një kalim te Roma dhe siguron se nuk është marrë asnjë vendim.

Ish-trajneri i Manchester United ka folur për beIN Sports dhe ka diskutuar mbi të ardhmen e tij.

“Kam shumë respekt për klubet. Çdo klub që ka shfaqur interes për mua, që është munduar të më kontaktojë dhe besojnë se unë jam njeriu i duhur për stolin e tyre më bën shumë krenar.

Në fund, jam unë ai që do të vendosi, por nuk jam personi që i diskuton këto gjëra këtu.”

Raportohet se Roma ka kontaktuar Mourinho-n, pasi Maurzio Sarri dhe Antonio Conte kanë refuzuar.

Komento: