Mourinho fyen Juventusin, tregon pse nuk bëhet trajner i tyre – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mourinho fyen Juventusin, tregon pse nuk bëhet trajner i tyre

12:57 | 16 Maj 2019

Jose Mourinho ka thënë se nuk shkon te Juventusi pasi që sipas tij, janë ekip i dorës së dytë.

Tashmë i papunë, Jose Mourinho e ka shpeshtuar daljen nëpër intervista në televizionet më të njohura, ku gjithashtu luan edhe rolin e analistit.

Trajneri portugez i pyetur se cilat ekipe nuk do t’i udhëhiqte kurrë, ka dhënë një përgjigjet tejet interesante.

“Ekipet që nuk do t’i udhëhiqja kurrë? Juventusin dhe PSG”, tha fillimisht Mourinho, transmeton lajmi net.

“Të dyja janë ekipe të dorës së dytë, të cilat nuk mund ta fitojnë kurrë Ligën e Kampionëve”, potencoi ai.

Kujtojmë se Mourinho ishte pjesë e Inter në Serie A, me të cilët arriti të fitonte edhe tripletën e famshme të vitit 2010.

Pyetja tjetër interesante për të ishte edhe ajo për rivalin e tij kryesor Pep Guardiolan (26), i cili e kaloi me fitimin e titujve strategun portugez (25): “Unë mund ta fitoja me Interin, Superkupën e Botërorin, por unë nuk luaj për numra”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!