
Një vit më parë Marash Kumbulla firmosi për Romën, por mbrojtësi duket se nuk do të jetë i vetmi. Shumë shpejt do të vijnë edhe dy shqiptarë të tjerë.
Mediat italiane raportojnë se Jose Mourinho ka nisur të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe nga lojtarët që janë “piketuar” nga tekniku portugez, bie në sy se janë edhe dy futbollistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Milot Rashicën. Ky i fundit është nën kontratë më skuadrën e Ëerder Bremen. Këta të fundit që u rrëzuan nga Bundesliga dhe janë të hapur për të pranuar oferta për sulmuesin e Kosovës dhe për të përfituar financiarisht.
Rashica kërkohet edhe nga Aston Villa, por sigurisht që një kalim në Romë do e shikonte si më të përshtatshëm për të ardhmen e tij. Kosovari do të ndryshojë ekip këtë merkato dhe sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, është në listën e Romës.
Këta të fundit ndjekin edhe Xhakën, i cili gjithashtu pritet të largohet nga Arsenal. Mourinho e kërkon në skuadër mesfushorin dhe drejtuesit do të përpiqen t’ia plotësojnë këtë dëshirë trajnerit.
