Duket se Jose Mourinho sërish do t’i kthehet futbollit.
Më pak se dy muaj, Manchester United e shkarkoi Jose Mourinhon, për shkak të rezultateve të dobëta.
Trajneri portugez është i lirë tani, pasi ‘Djajtë e Kuq’ e kanë paguar klauzolën e lirimit të tij.
Mourinho është duke u kërkuar nga Real Madrid edhe pse ende nuk ka diçka konkrete në mes tyre.
Portugezi kishte marrë ofertë nga Benfica në këtë afat, mirëpo e kishte refuzuar.