E mori të kuqin, por Mourinho ia del me gjyqin – rikthehet në stol kundër Juventusit.
Jose Mourinho do të ulet rregullisht në stol në ndeshjen e madhe të së dielës në mbrëmje mes Romës dhe Juventusit.
Gjykata e Apelit e FIGC në fakt ka vendosur të pezullojë dënimin me dy ndeshje të vendosura nga gjyqtari sportiv ndaj trajnerit portugez pas përjashtimit të tij në ndeshjen kundër Cremoneses.
Vendimi erdhi një ditë pas paraqitjes së apelit nga klubi kryeqytetas. Gjyqtarët konstatuan se, duke qenë se janë shfaqur fakte që karakterizojnë një reagim ndaj një provokimi nga arbitri i katërt, do të duhet më shumë kohë për të vlerësuar më mirë çështjen për të cilën prokuroria federale ka hapur një hetim.