Mourinho-Inter, vjen lajmi i papritur nga Italia

10:24 | 19 Dhjetor 2018

Massimo Moratti, ka pranuar se do të dëshironte që Jose Mourinho të kthehej në Inter përcjell ORAinfo.

Mourinho udhëhoqi Interin në arritjen e Tribletës në vitin 2010 dhe u shkarkua nga Manchester United të martën, ndërsa Moratti ishte Presidenti i Nerazzurri i cili mori trajnerin në San Siro.

“Shpresa për Vitin e Ri është se ne bëjmë më mirë, duke u rikthyer në Ligën e Kampionëve “, tha ai përpara darkës së Krishtlindjeve të klubit.

“Icardi është vendimtar dhe ne nuk mund ta humbim atë. Përvoja e Marottës mund të ndihmojë derisa Zhang do të ofrojë mbështetje të rëndësishme.

“A do të më pëlqente Mourinho përsëri në Inter? Po, unë e dua shumë. Sidoqoftë, do t’i japim kohë Spallettit për të provuar vlerën e tij.

“Simeone? Unë e dua shumë, por Mou është i veçantë “, ka thënë Moratti./ORAinfo/

Komento: