Mourinho: Kjo është hera e vetme kur kam qarë pas një humbjeje

18:01 | 02 May 2020

Mourinho zbulon herën e vetme që kishte qarë pas një humbjeje

Jose Mourinho ka zbuluar se hera e vetme që ai kishte qarë pas një disfatë gjatë gjithë karrierës së tij si trajner kishte qenë pas humbjes në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut në vitin 2012, përderisa ai kishte qenë trajner i Real Madridit.

Gjiganti gjerman kishte arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve një vit pasi e kishte mposhtur Real Madridin në penallti, përderisa gjysmëfinalja kishte shkuar në kohë shtesë dhe në penallti, pasi fitores kundër 2:1 për skuadrën e Mourinhos në 90 minutat e rregullt.

Pasi që ndeshja e parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 2:1 për skuadrën e Bundesligës, Cristiano Ronaldo i kishte shënuar dy gola brenda 14 minuta në Bernabeu për t’i kaluar në epërsi madrilenët.

Arjen Robben kishte shënuar nga pika e penalltisë pas 27 minuta për ta barazuar rezultatin në përgjithësi, përderisa Ronaldo, Kaka dhe Sergio Ramos humbën gjuajtjet vendimtare nga penalltia.

“Fatkeqësisht kështu është futbolli. Cristiano, Kaka, Sergio Ramos… tre përbindësha të futbollit, nuk kam asnjë dyshim për këtë, por edhe ata janë njerëz”, ka thënë Mourinho.

“Ajo natë është hera e vetme si trajner që kam qarë pas një humbjeje. E mbaj mend mirë, unë dhe ndihmësi im u ndalëm me veturë para shtëpisë sime dhe unë po qaja”.

Komento: