Mourinho krahason Vedat Muriqin me yllin e madh, ylli i Kosovës pritet të jetë ylli i ri i Tottenhamit

14:31 | 12 April 2020

Mourinho i bindur se Vedat Muriqi është si Drogba, ylli i Kosovës pritet të jetë ylli i ri i Tottenhamit.

Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho po e shtyn kryetarin e klubit, Daniel Levy, të transferojë sulmuesin e Fenerbahces dhe Kosovës, Vedat Muriqi.

Sulmuesi prizrenas i Kosovës ka shkëlqyer tash e disa sezone në futbollin turk, por paraqitjet e vitit të fundit me Dardanët dhe klubin e madh, Fenerbahce, kanë treguar se Muriqi ka të ardhme të madhe.

Shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij, ku në veçanti pëlqehet nga ato të Ligës Premier.

Sipas mediumit turk Fanatik, Mourinho beson se Muriqi ka cilësi të ngjashme me legjendën e Chelseat, Didier Drogba, dhe dëshiron ta sjellë atë në Londër këtë verë.

Ka një besim të madh në klubin londinez që Fenerbahce do të jetë i gatshëm të shesë për 25 milionë euro yllin e Kosovës.

Mga ana e tij, Mourinho është i bindur se mund të ndihmojë Muriqin për të bërë kapërcim në cilësi dhe të kalojë në një nivel të ri edhe më të lartë.
Reprezentuesi i Kosovës, 25 vjeç, u transferua vetëm në verën e kaluar nga Caykur Rizespor te Fenerbahce dhe ka shënuar 16 gola dhe pesë asistime deri më tani këtë sezon.

Muriqi pëlqehet edhe nga Burnley, Bournemouch, Crystal Palace në Ligën Premier, ndërsa Napoli, Sampdoria dhe Lazio e pëlqejnë në Serie A.

Komento: