Mourinho na lë pa fjalë, ish-skuadrën e “çon në qiellin e shtatë”

22:24 | 02 June 2019

Trajneri portugez ka dy fjalë për Interin.

José Mourinho promovon Interin e Antonio Contes. Trajneri portugez, i cili ka qenë në krye të zikaltërve për t’i udhëhequr drejt tripletës, beson se në një kohë të shkurtër skuadra italiane do të kthehet mes më të mëdhave të Europës.

“Interi që tani ka një skuadër të mirë, një projekt të riu dhe shumë para për të investuar. Sezonin e ardhshëm, ndoshta jo, por mendoj se për dy vite mund të synojë triumfin në Champions.”

Gjithsesi, për portugezin, pretendentët për të kupën me veshë të mëdhenj janë të zaknshmit:

“Juventusi, Bayerni, PSG, Manchester City, Barcelona, Reali, Atletico dhe Livrpooli. Mes këtyre skuadrave do të jetë fituesi i edicionit të ardhshëm. Chelsea? E vështirë, sepse i është bllokuar merkatoja.”

Komento: