Mourinho në Milano, ja ҫfarë pritet të ndodh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mourinho në Milano, ja ҫfarë pritet të ndodh

23:02 | 06 Shkurt 2019

Duket se Jose Mourinho do të kthehet tek Interi.

Mediet në Itali raportojnë se Jose Mourinho ndodhet në Milano, dhe nesër (e enjte) do të ketë një takim me Beppe Marottan.

Gazetari i ‘TeleLombardia’, Davide Russo de Cerame bën të ditur se Jose Mourinho është një opsion për të marrë drejtimin e Interit sezonin e ardhshëm.

Mourinho ka drejtuar edhe në të kaluarën Interin, duke arritur tripletën në vitin 2010, që njihet si suksesi më i madh i skuadrës italiane.

Pas largimit nga Inter, Jose Mourinho ka drejtuar skuadra si Real Madrid, Chelsea dhe së fundi Manchester United.

Komento: