Jose Mourinho dënohet me dy ndeshje në Serie A pas kartonit të kuq ndaj Torinos.
Jose Mourinho është pezulluar me dy ndeshje dhe disa klube janë gjobitur për shpërthime tifozësh gjatë ndeshjeve të xhiros së 15-të, xhiron e fundit të kampionatit italian në pjesën e parë të sezonit.
Trajneri portugez është gjobitur për përplasjen me gjyqtarët gjatë ndeshjes kundër Torinos.
Ai vetë e ka pranuar se meritoi kartonin e kuq për gjithçka që i tha gjyqtarin në barazimin 1-1 ndaj Torinos.
“Ishte vendimi i duhur i gjyqtarit, fjalët e mia për të meritonin një karton të kuq. Unë fola me të pas ndeshjes dhe i kërkova falje, por nuk dua të flas për paraqitjen e tij”.
“Isha mjaftueshëm i përulur për të kërkuar falje, por paraqitjen e tij dhe ndikimi në lojën do t’jua lë juve. Nuk dua të flas për atë që thamë, ishte private. Fjalët e mia meritonin karton të kuq, por nuk do të gjykoj punën e gjyqtarit”, kishte thënë Mourinho pas ndeshjes.
Interi u gjobit me 12 mijë euro për shkak se tifozët ofenduan trajnerin e Atalantas, Gian Piero Gasperini dhe gjuajtën me mjete piroteknike në drejtim të tifozëve rivalë.
Juventusi u gjobit me 5 mijë euro për thirrjet fyese të një pjese të audiencës ndaj tifozëve të Lazios.