Roma po e transferon në janar yllin e Interit.
Jose Mourinho për shopping në Meazza.
Roma e ka nisur mirë sezonin e ri duke arkëtuar 10 pikë në 5 ndeshje të luajtura.
Giallorosët renditen në pozitën e pestë me dy pikë më pak se Atalanta në vend të parë.
Skuadra e Mourinhos pësoi një humbje të thellë nga Udinese 4-0 javën e kaluar dhe portugezi ka kërkuar nga Friedkin një përforcim në vijën e mbrojtjes.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Mourinho ia kërkuar drejtuesve transferimin e Stefan De Vrij në merkaton e janarit.
De Vrij është në vitin e fundit të kontratës me Neroaxurët dhe verën e ardhshme mund të largohet nga Meazza me parametra zero.
Special One synon të përfitojë nga kjo situatë dhe do të nis sulmin për De Vrij në merkaton e janarit.
Për Interin merkato e janarit do të jetë mundësia e fundit për të arkëtuar para nga shitja e De Vrij.