Mourinho po ‘çmendet’ pas këtij futbollisti të Juventusit

16:02 | 16 Janar 2022

Futbollisti i Juventusit, ëndrra e Mourinhos.

Jose Mourinho njihet për karakterin e tij të vështirë dhe për ta bërë atë që të pëlqejë ty, duhet të jesh me të vërtetë një futbollist shumë i talentuar.

Një gjë të tillë ka arritur ta bëj një futbollist i skuadrës së Juventusit.

Pas humbjes kundër Juventusit, portugezi ishte tejet i zhgënjyer me ndeshjen ku lëshoi një deklaratë për Paulo Dybalan që ishte një mesazh i qartë ku deklaroi:’Do të kisha shumë dëshirë që një ditë të drejtoja një talent si ai’.

Hipotezat tashmë nuk përjashtojnë asnjë mundësi dhe me një kontratë që i skadon në fund të këtij sezoni, gjithçka duket e mundur.

Nga ana tjetër Beppe Marotta duket që po përgatit gjithçka për transferimin me parametra 0 të argjentinasit në merkaton verore.

Komento: