Trajneri i njohur Jose Mourinho befason me skuadrën e re.
Mourinhon mund ta shohin duke drejtuar një tjetër skuadër të madhe nga sezoni i ri.
Trajneri portugez ka qenë pa angazhim që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar nga Manchester United në humbjen në derbi nga Liverpool.
Dy gola të Xherdan Shaqirit, i kanë kushtuar me humbje të punës ish trajnerit të Inter, Chelsea dhe Real Madrid.
‘Footmercato’ shkruan se Bayern Munich po mendon mundësinë e emërimit të Jose Mourinhos për sezonin 2019/2020, përcjell lajmi net.
Bavarezët nuk janë aspak të kënaqur me Niko Kovaç, me të cilin edhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve.
Për Mourinhon, Bundesliga do të ishte një përvojë e re.