Mourinho po e transferon yllin e Barcelonës

16:24 | 23 August 2020

Jose Mourinho e do Rakiticin në Tottenham.

E ardhmja e Ivan Rakitiç te Barcelona është shkruar tashmë me kroatin që duhet të largohet me çdo kusht për drejtuesit katalanas.

32-vjeçari ka edhe një vit kontratë dhe raportet me stafin teknik janë prishur prej kohësh por për të ka ende vlerësime dhe admirues siç është Jose Mourinho.

Ky i fundit më parë pati deklaruar se kroati është ndër lojtarët më të nënvlerësuar dhe kjo verë është mundësia më e mirë që të dy të bashkohen te Tottenham.

Klubi anglez ka bërë lëvizjen e parë për fantazistin dhe mund të përfitojë për ta afruar me një ofertë prej 7-8 milionë euro duke parë që lojtari ka vetëm një vit kontratë të mbetur.

Komento: