Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është duke kërkuar te AC Milan për të gjetur një zëvendësues për të dëmtuarin, Georginio Wijnaldum.
Georginio Wijnaldum ishte një nga blerjet e mëdha të Romës gjatë verës. Kapiteni i Holandës mbërriti në formë huazimi nga Paris Saint-Germain, por aventura e tij italiane ka nisur në këmbë të gabuar.
Klubi Giallorossi konfirmoi se mesfushori qendror 31-vjeçar ka pësuar një thyerje të këmbës (frakturë e tibisë) në stërvitje, përcjell ORAinfo.
Wijnaldum pritet të qëndrojë jashtë për shumë muaj, ka shumë të ngjarë të mungojë edhe Botërori i ardhshëm. Një problem i madh për trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili bëri një punë të shkëlqyeshme duke bindur ish-yllin e PSG-së për t’u bashkuar me të në Serie A.
Tani Giallorossi janë kthyer në treg për të gjetur një zëvendësues përpara se merkato të përfundojë.
Sipas Il Tempo Roma po shikon mesfushorin e AC Milan, Tiemoue Bakayoko për të zëvendësuar Wijnaldum. Mesfushori francez 8-vjeçar nuk është pjesë e planeve të Stefano Pioli dhe kuqezinjtë po punojnë për të shkurtuar huazimin e tij nga Chelsea./ORAinfo/