Mourinho po ‘lufton’ me këtë skuadër për Muriqin

19:58 | 16 April 2020

Jose Mourinho po ‘lufton’ me një skuadër për Vedat Muriqin.

Tottenhami është njëra prej klubeve më të interesuara për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, të cilin e do edhe Lazio.

Mediumi turk Fanatik shkruan se “Spurs” e kanë bërë gati tashmë ofertën zyrtare për prizrenasin. Klubi anglez i ofron 25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, të cilin e sheh si alternativë të Harry Kanet.

Kjo shumë do të ishte e kënaqshme për Fenerbahçen, e cila është në krizë financiare. Lazio ndërkohë flitet se i ka ofruar 20 milionë euro për 25-vjeçarin.

Muriqi i ka realizuar 15 gola dhe i ka dhuruar 6 asistime në të gjitha kompeticionet këtë sezon deri tash.

Futbollistin kosovar e duan edhe Napoli, Manchester United, Leicester City, Neëcastle United, Burnley e Brighton.

Komento: