Mourinho pranë zyrtarizimit të transferit 13 milionësh

12:28 | 01 Korrik 2021

Roma duhet të paguajë 13 milionë për Rui Patricio.

Romës i është bërë e ditur nga skuadra e Wolves se në qoftë se dëshiron të sigurojë shërbimet e portierit të tyre Rui Patricio, atëherë duhet që të paguajnë një shifër prej 13 milionë eurosh.

Trajneri i ri i Giallorossëve, Jose Mourinho raportohet që po kërkon me çdo kusht transferimin e portugezit në Olimpico.

Ndërkohë skuadra angleze është shprehur e gatshme për ta shitur atë për shkak se ai ka vetëm edhe një vit kontratë dhe nuk ka në plan rinovimin.

Komento: