Mourinho ‘qon në qiell’ Dybalan, ja çfarë thotë për të

18:43 | 13 Nëntor 2022

Mourinho: Roma duket ndryshe me Dybala.

Jose Mourinho është shprehur i kënaqur me impaktin që Paulo Dybala ka te skuadra e Romës.

Roma arriti të merrte sonte një pikë në përballje kundër Torinos, në një ndeshje ku Dybala pati paraqitje mjaft të mirë.

Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë Jose Mourinho, i cili beson se ‘Giallorossi’ duken ndryshe kur Dybala është në fushë.

“Kur ke një lojtar si Paulo dhe ai nuk luan, është ndryshe. Sa pikë shtesë do të kishim tani nëse Dybala s’do të lëndohej?”, ka thënë Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Ka skuadra që kanë lojtar të shkëlqyer në gjithë skuadrën, ne kemi ata që kemi”, shtoi portugezi.

Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes, pasi pati disa ankesa te gjyqtari, por pas ndeshjes tha se i ka kërkuar falje gjyqtarit.

Komento: