Mourinho rikthehet në “Santiago Bernabeu”

22:25 | 21 Shkurt 2019

El Clasico në Spanjë është në program për datën 2 mars.

Gjashtë vite pas lamtumirës, José Mourinho rikthehet në “Santiago Bernabeu” për El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës.

Kësaj here portugezi nuk do të ulet në pankinë, por në tribunë. Jo për shkak të ndonjë skualifikimi që duhet të vuajë, por i detyruar nga detyra dhe përgjegjësia e tij e re, ajo në cilësinë e komentatorit dhe opinionistit të “beIN Sports”.

El Clasico në Spanjë është në program për datën 2 mars, kur Los Blancos do të presin Barcelonën, në supersfidën që mund të rezultojë deçizive për titullin kampion në La Liga, aty ku udhëheqin katalanasit.

Komento: