Mourinho ka treguar se cili është momenti më i keq në karrierën e tij.
Jose Mourinho vazhdon të mos e harrojë eliminimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të vitit 2012.
Humbja me penallti nga Bayern Munich, për Jose Mourinhon që ishte trajner i Real Madrid, mbetet momenti më i trishtuar në karrierën e tij.
Liga e Kampionëve, posaçërisht e dhjeta, ka qenë një fiksim i gjatë për Real Madrid, dhe Jose Mourinho beson se në vitin 2012 ajo mund të arrihej, me skuadrën e ‘Los Blancos’, më të mirën në Evropë sipas tij.
“Nëse më duhet të zgjedh momentin më të keq, ai është eliminimi me Madridin”, ka deklaruar Mourinho.
“Ne ishim ekipi më i mirë në Evropë, pa dyshim, ne fituam La Ligan me rekord pikësh dhe golash, dhe do ta kishim fituar edhe finalen, nuk kam dyshime”.
Jose Mourinho tani drejton Tottenhamin.