Mourinho vë në shënjestër yllin e Chelseas

18:16 | 25 Shkurt 2020

Mourinho po shpreh interesim të madh për yllin e Chelseas.

Trajneri portugez dëshiron të punojë në Tottenham me futbollistin brazilian, të cilin e kishte lojtar në Chelsea

Jose Mourinho dëshiron të punojë përsëri me ëillianin, shkruan Gazeta Express.

Mediumi britanik “Daily Star” shkruan se trajneri portugez e do mesfushorin ofanziv në Tottenham nga sezoni i ardhshëm.

Mourinho kishte punuar me futbollistin brazilian në kohën kur e drejtonte Chelsean.

31 vjeçari ka kontratë me “Blues” vetëm deri në fund të sezonit dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për kontratë të re.

Prandaj, nënkampioni evropian synon ta marrë ëillianin, i cili nga korriku do të jetë lojtar i lirë.

Interesim për futbollistin e krahut të djathtë ka shfaqur edhe Juventusi, por qe një kohë atë e pëlqen edhe Barcelona.

Komento: