Mourinho ‘zbulon’ para kohe dy pretendentët kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve

11:40 | 29 Janar 2026

Pas fitores historike 4-2 të Benficës ndaj Real Madridit, trajneri José Mourinho foli në konferencë për shtyp duke theksuar se fokusi i tij kryesor është skuadra dhe jo vetja.

“Sot mendoj më pak për veten time dhe më shumë për ekipin, lojtarët dhe klubin. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Benficën”, deklaroi tekniku portugez.

Mourinho theksoi se kjo ishte fitorja e tij e parë si trajner kundër Real Madridit, pas pesë humbjeve të mëparshme, duke e cilësuar suksesin si të veçantë, por pa dashur ta personalizojë.

Ai foli edhe për ekipet favorite në garë, duke i përmendur ish-skuadrat e tij:

“Interi dhe Real Madridi janë kandidatë seriozë për fitimin e trofeut. Janë skuadra me eksperiencë dhe cilësi të jashtëzakonshme”.

Në fund, Mourinho e përmendi edhe lidhjen e veçantë me stadiumin “Santiago Bernabéu”, duke e pranuar se kthimi atje sjell gjithmonë emocione për shkak të së kaluarës së tij me klubin madrilen.

Komento: