Mourinho zbulon se kush do ta fitojë Champions League

17:47 | 23 Mars 2019

Ai është trajneri që është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka bërë parashikimin e tij për skuadrat që sipas tij mund të shkojnë në finalen e Championsit në këtë sezon.

Portugezi mendon se Juventus dhe Barcelona janë të favorizuar për shkak se kanë në skuadrën e tyre nga një futbollist special.

“Të gjithë flasin për Mesin dhe Ronaldon, por unë preferoj të flas për Juventusin dhe Barcelonën. Unë si një trajner them se futbolli është një sport kolektiv. Ata janë dy kandidatë të mëdhenj për këtë Champions, por janë dhe skuadrat angleze me Ajax me Porton.

“Barcelona dhe Juventusi kanë eksperiencë, talente dhe nga një lojtar special për kokë. Normalisht prej këtyre dy lojtarëve special, skuadrat janë ndër më të mirat”, ka thënë Murinho duke parashikuar kështu një finale mes dy skuadrave.

Juventus dhe Barcelona mund të luajnë në finale së bashku nëse do të kalojnë provat e vështira që do të kenë në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Komento: