Mourinhos nuk i mjaftuan 100 milionë eurot e shpenzuara nga Roma për transferime

17:12 | 15 Shkurt 2022

Roma investoi më shumë sesa 100 milionë në transferime – Mourinho dëshiron më shumë.

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me fondin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Skuadra Giallorossi ka dështuar të gjejë një formë të mirë këtë sezon dhe gjasat janë të mëdha që ata të mos jenë pjesë e garave evropiane sezonin e ardhshëm.

Kritikat për Jose Mourinho kanë filluar të shtohen, kurse ky i fundit po kërkon nga klubi që të investohet më shumë në transferime – derisa Roma ka investuar më shumë sesa 100 milionë, përcjell lajmi.

Portugezi po planifikon për një ‘revolucion’ në skuadër, gjatë merkatos së verës. Sigurisht, ky revolucion përfshinë edhe transferime e largime të tjera.

Emra si Tammy Abraham, Rui Patricio, Matias Vina, Eldo Shomurodov, Sergio Oliveira e të tjerë janë ata që janë transferuar deri më tani te Roma.

Mbetet të shihet cilët do të jenë emrat tjerë që Mourinho do t’i dëshirojë në ‘Olimpico’.

Komento: