Mozzik dënohet nga ATK-ja me gjysmë milion euro

12:16 | 07 Mars 2024

Këngëtari Mozzik, ka bërë bujë në rrjete sociale pas një deklarate që ka dhënë.

Për herë të parë, ai ka treguar se është i dënuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, me gjysmë milion euro.

I pyetur se pse, ai u shpreh që “bëhet fjalë për tatime që sipas tij nuk i ka ikur asnjëherë dhe nuk po e kupton saktësisht arsyen e dënimit”.

Reperi kosovar gjithashtu ka thënë se ka biseduar me personat adekuat për këtë punë dhe po e paguan dënimin çdo muaj.

Komento: