Mozzik dhe Loredana ribashkohen apo s’u ndanë kurrë? Ky detaj po habitë fansat

19:55 | 25 Gusht 2021

Ribashkohen Mozzik dhe Loredana apo s’u ndanë kurrë? Ky detaj po habitë fansat.

Vetëm pak muaj pas ribashkimit Mozzik dhe Loredana po përfliten prej disa javësh për një ndarje. Shkak? Nuk ndiqen më në Instagram.

Ndarja e tyre është bazuar më pas edhe te disa postime në rrjetet sociale që duken si kundërpërgjigje dhe thumbime. Ndërkohë, ata nuk kanë folur asnjëherë drejtpërdrejtë lidhur me çfarë ka ndodhur mes tyre, teksa fotot me njëri-tjetrin ende nuk i kanë fshirë.

E teksa të gjithë janë sy e vesh për të mësuar çfarë ka ndodhur sot Loredana ka habitur ndjekësit e saj duke publikuar një foto me Mozzik në Instastory.

Në fakt bëhet fjalë për një këngë të re e cila do të lansohet nesër më ora 23:59.

Megjithatë, ndjekësit e çiftit e kanë marrë si një “shkëndijë” se gjërat mes tyre mund të rregullohen.

Komento: