Mozzik e thotë direkt: Nuk jam bashkuar me Loredanën

11:54 | 05 Janar 2021

Mozzik e thotë troç: Nuk jam bashkuar me Loredanën.

Përgjatë ditëve të fundit në media është përfolur se Mozzik dhe Loredana janë ribashkuar.

Dyshja janë fotografuar shpesh bashkë, mirëpo Mozzik ka konfirmuar të kundërtën.

Në një intervistë për “Prive”, reperi është shprehur se takohen shpesh për shkak të Hanës, por nuk janë rikthyer.

“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka wow. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, tha Mozzik.

Komento: