Familja padyshim është gjëja më e rëndësishme.
Reperi ferizajas, Mozzik u bë baba i një vajze në dhjetor të vitit që e lamë pas dhe siç shihet ka një kujdes të veçantë për të, shkruan lajmi.net.
Në bazë të imazheve që ndanë me ndjekësit në rrjetet sociale, Mozzik i qëndron gjithnjë afër vajzës së tij.
E këtë imazh të ëmbël që do ua sjellim më poshtë, e ka postuar gruaja e reperit, Loredana në llogarinë e saj, InstaStory.
Loredana dhe Mozzik janë një nga çiftet më aktive shqiptare si në muzikë ashtu edhe në jetën e përditshme.