Çifti i njohur i estradës muzikore shqiptare, Mozzik dhe Loredana, më 18 dhjetor të vitit 2018 pas janë bërë prindër për herë të parë.
Ata janë bekuar me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin, Hana, shkruan rtv21.tv Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 900 mijë ndjekës, Mozziku ka publikuar një fotografi të ëmbël të vajzës së tij. “Hahahaha o engjulli jem. Sa e bukur qenka buzëqeshja e parë e jote.
Ti je jeta jem komplet. Me pa durim po pres me ta ni edhe fjalën e parë prej gojës tënde të vogël”, ka shkruar Mozzik krahas fotos.