Ҫifti i njohur kosovar u bë shumë i përfolur ditëve të fundit.
Loredana dhe Mozzik kanë arritur në Prishtinë para pak çasteve në Prishtinë.
Bashkëshorti i Loredanës, Mozzik, për herë të parë ka folur rreth akuzës që po i bëhet gruas së tij, se ajo ka mashtruar një çift zviceran, duke u marrë atyre 900 mijë franga.
Mozzik u tha gazetarëve se ‘të gjithë avokatët do të merren me këtë punë’.
Loredana e Mozzik së bashku me vajzën e tyre gjashtëmuajsh arritën në Prishtinë, nga Baseli. Ato dolën shpejt nga Aeroporti, ku po përcilleshin nga mediat, dhe hipën në një furgon që po i priste.
Ndryshe, Loredana akuzohet nga një çift zviceran se I ka mashtruar dhe u ka marrë atyre 900 mijë franga.
Reperja është intervistuar dje nga Policia e Zvicrës, ndërsa dyshohet se bashkë me Loredanën në krim ka qenë i përfshirë edhe vëllai i saj.