MPB-ja e Serbisë thotë se ka kapur 4 mijë pako cigare me banderola të Kosovës

23:24 | 15 Shtator 2024
mpb-ja-e-serbise-thote-se-ka-kapur-4-mije-pako-cigare-me-banderola-te-kosoves

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka bërë të ditur se është kapur një sasi e konsiderueshme e duhanit.

Lidhur me rastin mediat serbe raportojnë se në Shabac janë kapur 19 mijë 170 pako me duhan, prej të cilave 4 mijë janë me banderola të Kosovës.

Thuhet se sasia e duhanit është kapur në dy kamionë, të drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica.

Vlera e duhanit supozohet të jetë 6 milionë e 500 mijë dinarë apo 55 mijë e 526 euro.

Të dyshuarve iu është caktuar ndalim deri në 48 orë dhe ngarkohen për krimin e “trafikimit të ndaluar të produkteve të akcizës“, transmeton Klankosova.tv.

Komento: