MPB tregon se sa tabela plotësuese janë administruar brenda dy ditësh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

MPB tregon se sa tabela plotësuese janë administruar brenda dy ditësh

12:25 | 23 Shtator 2021

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se brenda dy ditësh kanë lëshuar 6375 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare.

Kjo pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës, më 20 shtator të këtij viti.

“Gjatë periudhës 20 – 22 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 6375 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

MPB-ja ka dhënë detaje edhe për tabelat e përkohshme që janë vendosur në pika kufitare.

Tek pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë janë administruar 1616 tabela plotësuese, ndërsa në Merdare 1309.

Në Muçibabë janë administruar 695 tabela plotësuese teksa në Jarinje e Bërnjak janë administruar 24 tabela plotësuese.

Detajet i gjeni në grafikën më poshtë:

Komento: