MPJ e Izraelit flet pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem

18:50 | 14 Mars 2021

Një zhvillim i natyrshëm në të cilën u realizua marrëveshja e Washingtonit

Ministria e Punëve të Jashtme e Izrealit, ka mirëpritur hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Në një postim në faqen zyrtare në Twitter, thuhet se është bërë një zhvillim i natyrshëm mes dyja vendeve.

“MPJ e Izraelit mirëpret ngrohtësisht hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Një zhvillim i natyrshëm i marrëdhënieve mes dyja shteteve në të cilën u realizua edhe marrëveshja e Washingtonit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, kundër kësaj ka reaguar Partia Demokratike Turke.

PDT ka shprehur shqetësimin, duke thënë se Turqia vazhdimisht ka qenë kundër kësaj dhe deputetët turq në Kuvendin e Kosovës e kanë konsideruar si hap të gabuar.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe të brengosur nga hapja e Ambasadës në Jerusalem, statusi ndërkombëtar i së cilës është nën mbrojtje me rezolutat e KB. Pavarësisht këshillave të vendeve evropiane, Republikës së Turqisë dhe paralajmërimeve tona në Parlament, qeveria, e cila gjithashtu ka dalë nga marrja e mbështetjes së popullit të Kosovës, ka diskutuar këtë hap të gabuar që vendi po përpiqet ta finalizojë”, thuhet në reagim, njofton Telegrafi.

Po ashtu edhe mediat ndërkombëtare kanë raportuar për këtë ngjarje.

Gjersa agjencia pro qeveritare turke, Anadolu Agency ka raportuar se Kosova ka bërë një lëvizje kundërthënëse me qëndrimin e shtetit të Turqisë.

Komento: