
Ministria e Punëve të Jashtme të Xhamajkës kanë folur pas lajmeve se ky vend ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Një email që ka ardhur përmes postës elektronike në lajmi, pasi që redaksia ka kërkuar përgjigje, nga MPJ e Xhamajkës kanë thënë se ata janë njoftuar për raportimet për njohjen e Kosovës, mirëpo çështje të tilla janë në rishikim të vazhdueshëm nga Qeveria xhamajkane.
Në këtë kontekst, ata kanë thënë se nuk kanë marrë ndonjë vendim në lidhje me këtë çështje.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Xhamajkës, është njoftuar për raportimet për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Çështje si këto janë në rishikim të vazhdueshëm nga Qeveria e Xhamajkës. Sidoqoftë, deri më tani Xhamajka nuk ka marrë ndonjë vendim në këtë çështje. Prandaj është për të ardhur keq që një keqkuptim në lidhje me pozicionin e Xhamajkës mund të ketë ndodhur”, kanë thënë nga MPJ e Xhamajkës, saktësisht nga Delona Flemming, përgjegjëse për media në MPJ-në e Xhamajkës.
Përgjigjen e plotë mund ta shihni më poshtë:
