Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të madh sot në veri, duket prangosur disa persona.
Pas prangosjes të sotëm të shtetasit rus në veri të vendit, i cili i ishte bashkuar barrikaduesve serbë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se e ka thirrur UNMIK-un për sqaruar situatën e pranisë së zyrtarëve ndërkombëtarë dhe lokalë të UNMIK-ut në barrikadë.
“Sot, gjatë operacionit policor në veri të Kosovës, policia ka prangosur një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut (shtetas rus) dhe një zyrtar lokal të UNMIK-ut. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në prononcimin e Pacollit.
“Policia e Kosovës ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për detajet e ngjarjes. Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur UNMIK-un për sqarime dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar situatën e pranisë së zyrtarit ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë”, ka thënë më tej Pacolli.