MPJ ia huq me deklaratë: NATO shpëtoi 100 mijë kosovarë

20:03 | 23 Maj 2024

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është e njohur për gafat e saj.

Teksa shumicën e gafave i ka me mosnjohjen e flamujve të ndryshëm të vendeve të botës, ajo sot ia ka huqur edhe numrin e qytetarëve të Kosovës, gjatë luftës së fundit.

Në një postim për inagurimin e objektit të Ambasadës së Kosovës në Uashington, Gërvalla duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihëm që i kanë dhënë Kosovës, tha se NATO-ja shpëtoi 100 mijë kosovarë.

 

“Ky angazhim i miqve tanë shpëtoi më shumë se 100,000 jetë njerëzish në Kosovë dhe solli një të ardhme të ndryshme për të gjithë rajonin tonë. Kosova është shteti më pro amerikan në botë dhe prandaj kjo ambasadë që po inaugurojmë sot është jo vetëm një objekt, por një mesazh i fuqishëm”, tha Ministrja Gërvalla.

Nuk dihet se nga ka ardhur deri në këtë shifër ministrja Gërvalla -Schëarz dhe si e ka përllogaritur se aleatët kanë shpëtuar 100 mijë shqiptarë të Kosovës.

Në luftën që filloi në shkurt 1998 e përfundoi në qershor 1990 u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë rreth 13,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, 1,200 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët ishin civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 8,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.  Të zhdukur mbeten ende 1.617 njerëz.

 

Komento: