MPJ për vdekjen e 19-vjeçarit në kufirin Kroaci-Serbi: Nuk ka indikacion që shtetasi i Kosovës u vra nga autoritetet serbe

18:31 | 28 Shtator 2023
mpj-per-vdekjen-e-19-vjecarit-ne-kufirin-kroaci-serbi:-nuk-ka-indikacion-qe-shtetasi-i-kosoves-u-vra-nga-autoritetet-serbe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale.

Ndryshe, një 19-vjeçar nga Kosova është therrur me thikë në kufirin Kroaci-Serbi.

Pas plagëve të marrë ai ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc./Front Online

Komento: