Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka njoftuar se nuk do të ketë sot pelegrinazh në asnjë qytet të Kosovës pasi që serbët nuk morën leje.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme ,, ka thënë se sot nuk do të mbahet pelegrinazh në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare.
Megjithatë për të informuar opinionin publik, sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë organizmin dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar.
Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg.
Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë.