MPJ: Serbët nuk kërkuan leje sot për pelegrinazh në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

MPJ: Serbët nuk kërkuan leje sot për pelegrinazh në Kosovë

11:08 | 06 Janar 2019

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka njoftuar se nuk do të ketë sot pelegrinazh në asnjë qytet të Kosovës pasi që serbët nuk morën leje.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme ,, ka thënë se sot nuk do të mbahet pelegrinazh në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Republika e Kosovës respekton dhe garanton të drejtën e secilit qytetar për të praktikuar ritet fetare.

Megjithatë për të informuar opinionin publik, sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në asnjë qytet të Kosovës, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë organizmin dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar.

Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg.

Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë.

Komento: