MPJD-ja me propozim për emërimin e ambasadorës së Kosovës në Vjenë, javën e ardhshme jepet drita jeshile

07:38 | 18 November 2024
mpjd-ja-me-propozim-per-emerimin-e-ambasadores-se-kosoves-ne-vjene,-javen-e-ardhshme-jepet-drita-jeshile

Qeveria e Republikës së Kosovës ka rekomanduar, Albulena Blakaj Gashi, për emërim si Ambasadore të Republikës së Kosovës në Vjenë.

Ministrja e Punëve të Jashtmë dhe Diasporës, Donika Gervalla, ka kërkuar që të mbahet senancë të mbyllur dëgjimore për të verifikuar se a i plotësonë kriteret paraprake, shkruan Indeksonline.

Ndërsa të martën me 19 nëntor, në Kuvend pritet të mbahet mbledhja për dëgjimi i kandidates së propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për pozitën e ambasadorit.

Kjo mbledhje pritet të nis nga ora 11:00.

Komento: