MPJD-ja nesër organizon ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të Shkollës Diplomatike

22:08 | 20 October 2024
mpjd-ja-neser-organizon-ceremonine-e-hapjes-se-edicionit-te-10-te-te-shkolles-diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike, në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert”, organizon nesër ceremoninë e hapjes së edicionit të 10-të të Shkollës Diplomatike, e cila do të zhvillohet në Pejë.

Sipas një komunikate nga MPJD-ja, tema e këtij viti është: “A Role for Humanity: The Vitality of Diplomatic Efforts in Crisis Response.”

Ceremonia e hapjes do të bëhet nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Edicioni i dhjetë i Shkollës Diplomatike sjell në Kosovë diplomatë nga 30 shtete të botës. Gjatë katër ditëve, ata do të kenë mundësi të diskutojnë mbi rolin e diplomacisë në situata krize. Përmes sesioneve ligjëruese dhe interaktive, do të kontribuojnë në diskutime produktive. Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësinë të njohin nga afër historinë dhe progresin e Kosovës përmes vizitave në vend”.

Komento: