Mposht kancerin, gazetari Halil Halili vjen me një mesazh prekës

14:12 | 26 Dhjetor 2018

Gazetari Halil Halili, ka arritur që ta mposhtë sëmundjen e kancerit.

Halili, pas disa muajsh trajtimi shëndetësor, më në fund ka arritur ta mundë sëmundjen e kancerit.
Halil Halili, 32 vjeç, në maj të këtij viti është diagnostikuar me një sëmundje serioze. Që nga ajo kohë, Halili ka qëndruar në Turqi për trajtim mjekësor.

Gazetar dhe një prej profesionistëve të mediave kosovare, sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë.

Ai ka njoftuar se pas marrjes së rezultatit pas përfundimit të terapive, sëmundja e tij rezultoi se nuk ekziston më.

Për shkaqe të sigurisë, Halil Halili ka treguar se do ta vazhdojë tretmanin, në mënyrë që të ulen minimalisht gjasat e rikthimit të sëmundjes.

Gazeta Express falënderon të gjithë ata që kanë ndihmuar për shërimin e gazetarit Halil Halili, përmes dhënies së mjeteve për shërimin e tij dhe duke e shpërndarë njoftimin për sëmundjen e tij me miqtë dhe familjarët.

Shkrimi i plotë i Halil Halilit:

Sot e mora rezultatin mas perfundimit te terapive dhe rezultoj qe smundja ma nuk ekziston.

Per kete dite t’sotme meritat ma t’mdhaja i keni gjithe ju qe n’ditet ma t’veshtira ishit afer meje dhe familjes time. Na u gjetet ne te gjitha mnyrat, si ne aspektin financiar edhe me mbeshtetje morale.

Ka gjasa qe mjeket vendosin ta vazhdoj tretmanin per shkaqe sigurie, n’mnyre qe te ulen minimalisht gjasat e rikthimit te semundjes, por e rendesishme osht qe une sot jam i shnosh si MOLLA. Ju Dua.

Komento: