Mposht rusen, Distria siguron finalen për medalje të bronztë

16:03 | 19 Nëntor 2020

Distria Krasniqi siguron finalen për medalje të bronztë, mposht rusen.

Krasniqi është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri 48 kilogramë, pasi e mundi bindshëm xhudisten ruse Irina Dolgova.

Xhudistja kosovare nuk pati telashe ta mundë Dolgovën, të cilën e hodhi në tapet me ippon në meçin gjysmëfinale për medaljen e bronztë në Evropianin e Pragës.

26-vjeçarja është në kërkim të medaljes së dytë evropiane, pas asaj të argjendtë që e kishte fituar më 2018.

Në finale për medaljen e bronztë, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Franca, Melanie Clement.

Paraprakisht, xhudistja jonë rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli, në kategorinë deri në -48 kilogramë.

Krasniqi u eliminua nga xhudistja franceze Shirine Boukli me ippon në rrethin e tretë.

Komento: